Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme zgjidhi problemin e ngecjes në dhënien e pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale.
“Nëse kohë më parë u duhej të prisnin disa muaj, sot ato nxirren brenda afatit ligjor prej 15 ditësh”, njoftoi qeveria.
Më tej thuhet se problemi i trashëguar nga qeveria e mëparshme u zgjidh në vetëm 4 muaj.
Sipas Qeverisë, riorganizimi që është bërë dhe ripajisja e personelit ka kontribuar në arritjen e ngecjes së pasaportave dhe dokumenteve personale që tani lëshohen në periudhë të rregullt.
Deri më tani janë dhënë 750 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues.(INA)