Taravari: 20% do ta heqim nga Kushtetuta, jemi përgatitur për çdo opsion

INA
INA

22/09/2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se partia që ai drejton nuk ka hequr dorë nga largimi i 20% nga Kushtetuta.

Në intervistën për Alsat Taravari nuk shpjegoi se si do të realizojnë këtë premtim kur kjo kërkesë nuk kaloi si propozim i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese.

“Koha do ta tregon se ne kemi mënyrën, e kemi mëndu edhe mënyrën se si do të ecim këtë punë dhe nuk tërhiqemi prej kësaj deri në moment të fundit, me këmbëngulje do të insistojmë që 20% të hiqet prej kushtetutës”, theksoi kreu i ASH-së.

Çka nëse nuk tërhiqet?

E shohim si e bëjmë, kemi edhe opsion rezervë edhe pas asaj”, u përgjigj Taravari.

Për dallim nga Taravari, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi kohë më parë përjashtoi mundësinë e largimit të 20% nga kushtetuta përmes propozimit aktual. “Nuk mundet jashtë asaj që është vendim për veprim. Vendimi për veprim e jep kahjen se në cilat pjesë do të bëhet intervenimi. Amendament dorëzohet për draft amendamentin. Ata nuk munden të propozojnë amendament të ri. Draft amendament sipas vendimit të miratuar jep propozuesi i iniciativës”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit. Seanca për ndryshimet kushtetuese që filloi më 18 gusht u ndërpre pasi u shter debati. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Behgjet Pacolli konfirmon vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, ja si reagon (FOTO)

blinken cameron shkup

Lavrov ateroi në Shkup, por përpos Blinkenit u larguan edhe Borell dhe Kameron

lavrov bujar osmani

24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup

jeton abdullahu flamuri

Flet tetovari që ngriti flamurin kombëtar pranë kishës në Kodrën e Diellit

flamur gashi

Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!

blinken lavrov

Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

Kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët nuk e duan izolimin, ashtu siç ndodhi për 11 vjet

shen-naum2-696x466

Ahmet Zogu a e shiti Shën Naumin? Truku në vendimin e gjykatës së Hagës

adriatik lapaj

Lapaj: Nuk ndihem mirë që Shqipëria 30 vite s’ka bërë asgjë për shqiptarët e Maqedonisë

INFO

NA NDIQ