Arben Taravari pas mbledhjes së kryesisë së ASH-së theksoi se bisedimet për kyçjen e partisë së tij në qeveri nuk duhet të zgjasin shumë. Ai nuk përmendi emra apo dikastere konkrete, por theksoi se me rëndësi në bisedime do të jenë aspektet programore, përcjell KlanM.
I pyetur nga gazetari i Klan Macedonia për daljen eventuale të Alternativës nga qeveria dhe a do të preferonte ASH-ja një qeveri me apo pa partinë e Gashit, Taravari u përgjigj shkurt.
“Sa për hyrjen apo daljen e ndonjë partie ajo nuk është puna jonë. Ne negociojmë që ne a të hyjmë në qeveri. Dikush a del apo jo, nuk është puna jonë”, deklaroi Taravari./KlanMacedonia