Taravari: ASH e ka bërë betejën kryesore kundër BDI, por ja arsyet e hyrjes në Qeveri?!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në Shenja” tha se partia të cilën ai e drejton është faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare.

“Unë pranoj porosi të shumta prej shumë dashamirëve dhe përkrahësve tonë të fuqishëm. Është e vërtetë se Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së dhe faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare. Unë dua të siguroj çdo anëtar të ASH-së, çdo votues, çdo shqiptarë që nuk është anëtar i ASH-së por i beson ASH-së se nijetin dhe qëllimin i kemi shumë të pastra. Se asnjëhere nuk hyjmë me asnjërin për të shitur interesin e qytetarit të rëndomtë. Ne për momentin vlerësojmë se ndryshimin të cilin pretendojmë ta sjellim, ndonjëherë më mirë është ta bësh prej brenda atë betejë politike se sa prej jashtë”, u shpreh Taravari.

I pyetur se a ia vlen barra qiranë për të hyrë në Qeveri, Taravari shtoi se si lider i ASH-së nuk do t’i fillonte negociatat për hyrje në Qeveri nëse nuk do t’ia vlente.

“Të mendohesha unë se sja vlen as që do t’i filloja negociatat. I Fillova negociatat dhe pikë së parë me platformën tonë politike për hyrje në vija të kuqe prej të cilave nuk guxojmë të tërhiqemi dhe prandaj kanë qenë të rënda. 2/3 e negociatave i kemi harxhuar në sinkronizimin e programit politik. Por 1/3-të e kemi harxhuar edhe në zgjedhjet kadrovike”, u shpreh Taravari.

“E kam përshtypjen se z. Kovaçevski e sheh e kemi nijetin e pastër. I kemi qëllimet e pastra. Duam të tregojmë njëfarëq diference këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë”, kështu deklaroi Taravari në “Intervistë në Shenjë”, duke folur për bisedimet me LSDM-së për hyrje në Qeveri”

“Unë shpeh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kyr hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3 4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa lëvizje dhe jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë ndryshime të mëdha për 1 vit por as për një mandat, por përsëri potezat e para pozitive popullatt din t’i vlerësojë. Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizur disa punë përpara”, u shpreh më tej Taravari.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ