Taravari: ASH-ja do të jetë pjesë e Qeverisë, ja cilat dikastere

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se kryesia qendrore ka vendosur që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë.

“Kryesia qendrore vendosi që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Taravari.

njoftoi se ata me përfshirjen e tyre në Qeveri do të drejtojnë dy ministritë të Drejtësisë dhe Shëndetësisë, ndërsa po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike.

Ai tha se ASH në shumicën e re do të ketë edhe zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv. ministrin e Bujqësisë.

Taravari theksoi se nesër përsëri do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me të cilin do të shkruajmë një marrëveshje që e kemi të gatshëm.

Ai shtoi se ai vazhdimisht po mban kontakte me të gjitha partitë politike.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ