Taravari: BDI-ja opozitë dhe puna e saj është të kritikojë

Picture of Ina Online
Ina Online

10/02/2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njëri nga liderët e VLEN-it i cili është pjesë e koalicionit qeveritar, në komentin për akuzat e BDI-së se përfaqësimi i shqiptarëve në pozita të larta nëpër institucione është në rënie, tha se kritika e vazhdueshme është pjesë e punës së kësaj partie opozitare.

“BDI-ja është opozitë dhe kjo është punë e tyre – të kritikoj pa ndërprerë”, tha Taravari në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të stacionit të re të kompresorit në klinikën kirurgjike.

I pyetur sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë, deri ku ka arritur përgatitja e të njëjtës, Taravari deklaroi se sa më shpejtë do të dalin me propozim ligj, por pa precizuar saktëë se kur do të ndodhë.

“Unë mendoj se ligji është në fund, shpresoj se sa më shpejtë do të dalim me kryeministrin dhe të gjitha partitë e koalicionit të informojmë se ligji duhet ta fillojë procedurën në Parlament”, tha Taravari.

Kryeministri Mickoski në konferencën për mediat në fund të janarit të këtij viti, theksoi se po punohet në hartimin e ligjit për përfaqësim të drejtë, por se ende nuk është vendosur nëse do të jetë zgjidhje e re ligjore apo nëse do të rregullohet në kuadër të zgjidhjeve ekzistuese ligjore.

“Pasi ta mbarojmë tekstin, nëse është ligj i ri, apo nëse ai ligj i ri bënë thirrje në ndonjë ligj tjetër, do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim. Që të mos na ndodhin implante të tilla pastaj të mbeten tema politike, sepse është e qartë se disa parti politike të cilat me implante të tilla mashtrojnë qytetarët për 22 vjet, të mundë t’i rrisin llogaritë e tyre personale, të rrisin pronën dhe pasurinë e tyre, po e kthejnë këtë temë si praktike në politike”, tha kryeministri Mickoski.

TË FUNDIT

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

Letër e hapur nga Shoqata shqiptaro-amerikane për ambasadoren Ageler, mbi tragjedinë në Koçan, tensionet etnike dhe manipulimin politik të kësaj tragjedie

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË