Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për TV21 tha se njoftimi për
sistemin e ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ishte vetëm për montimin dhe instalimin e të njëjtit. Taravari
thotë që këtë javë pritet të bëhet testimi i sistemit, dhe i njëjti të vihet në funksion në fund të muajit janar.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1047087974131100/?ref=embed_video
“Unë shpresoj deri në fund të muajit përfundimisht sistemi i ri, që i plotëson të gjitha normat europiane për stacione të kompresimit, do të funksionojë, megjithatë në të njëjtën kohë do të fillojmë edhe me servisimin e stacionit të vjetër të kompresimit. Do të thotë më në Maqedoni në dekadat e ardhshme nuk do të ndodhë…nëse njëri stacion nuk punon, menjëherë kyçet i dyti, dmth rezerva, i vjetri”, tha mes tjerash Taravari për TV21.