Taravari dhe Osmani “përplasen” në rrjetet sociale

Përplasje në rrjetet sociale mes ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe kryetarit aktual të Gostivarit Arben Taravari. Kjo përplasje erdhi pasi që ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka marrë pjesë në përurimin e rrjetit të kanalizimit në Gostivar. Për këtë Taravari në facebook ka shkruar “Ministri për punë të jashtme përuron kanalizimin fekal në Gostivar”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit, i cili shkruan: Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së Kryetarit të Komunës?

Nuk është çështja koleg pse une marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit për kanalizim në Gostivar, por pse ti nuk je aty?

Aroganca që e reflekton nuk e mbulon turpin e vërtetë që keni lënë qytetarët e Gostivarit pa kanalizim e infrastrukturë bazike.

Proektet tuaja nuk shihen fare, dhe asnjëherë nuk u pamë në teren me njerëzit, me çizme në këmbë duke zgjidhur nevojat komunale të qytetarëve.Jo, se është nën nivelin tuaj.

Nga ana tjetër u shohim shpesh në Shkup duke promovuar kandidatët e VMRO-s?!?

Nuk bën ashtu kolegë. Pavarësisht çfar detyre bën, mjek, politikan apo kryetar komune nuk bën me u turpnu prej popullit.

Me fat fushata

#vojvodë