Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

INA
INA

1 Qershor, 2023

Propozimi i Qeverisë për ndryshimet Kushtetuese ndodhet në Sekretariatin për legjislacion. Versioni përfundimtar do të publikohet javën që vjen, raporton Alsat.

Megjithëse si i tillë nuk përfshin heqjen e 20% nga kushtetuta, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se do të bëhet çmos që përcaktimi 20% të hiqet nga akti më i lartë juridik. Sipas tij, propozimi i Qeverisë mund të ndryshon në çdo kohë, derisa nuk miratohet nevoja për hapjen e kushtetutës.

“Ne do të japim maksimumin tonë për ta tërhequr 20%. Do të bëjmë çmos për të heq atë nga kushtetuta. Çdo herë bashkëqytetarët tanë na thonë nuk është tani momenti. Kështu ishte 2019 kur u hap kushtetuta edhe atëherë na thanë herën tjetër. Tani është ajo radha….Ne jemi pjesë e Qeverisë dhe propozimi qeveritar mund të ndryshohet në çdo moment deri sa të bëhet votimi ose hapja e Kushtetutës”, deklaroi Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Qëndrim krejtësisht ndryshe ka partneri i koalicionit, BDI. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi thotë se 20% do të hiqet atëherë kur të vij koha. Se kur do të vij koha për gjuhën shqipe, Grubi nuk tregon edhe pse deri tani Kushtetuta është hapur disa herë, ndërsa BDI përveç zyrtarizimit të shqipes me ligj, ka premtuar edhe heqjen e referencës 20%.

Zoti Grubi a do të hiqet 20% nga Kushtetuta?

“Do të hiqet 20% kur do t’i vije koha”, u përgjigj Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e fundit me gazetarët ka deklaruar se në rast se Qeveria nuk propozon draft- amendament kushtetues për heqjen e 20%, një gjë e tillë nuk mund të bëhet në Kuvend përmes amendamenteve sepse nuk mund të ndërhyhet jashtë vendimit për veprim. Por, në ndryshimet e vitit 2019, ndonëse Qeveria nuk kishte propozuar futjen e Kosovës si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia e Veriut, Komisioni për Çështje Kushtetuese kishte propozuar amendament me të cilin Kosova u përfshi në Ligjin kushtetues si shtet me të cilin kufizohet vendi ynë.  /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ