Arben Taravari
Sot, një vit më parë Rexhail Qerimi ndërroi jetë në duar të shtetit në burgun famëkeq të Idrizovës, ku ai mbahej padrejtësisht.
Rexhaili u burgos nën akuza të trilluara në rastin e montuar politik “Alfa”, ku dëshmitë materiale flisnin qartë për pafajsinë e tij.
Rexhaili pra ishte një i burgosur politik i cili u bë kurban i pazareve midis politikës antishqiptare dhe gjyqësorit të kapur.
Ekspertiza e pavarur e vitit 2021, e porositur nga pala mbrojtëse dhe familjet, ka konfirmuar atë që të gjithë e dinim: se shqiptarët e akuzuar padrejtësisht në këtë rast janë të pafajshëm. Gati dy vite më vonë, asgjë nuk ka lëvizur sepse drejtësia ngelet e verbër karshi provave materiale dhe selektive në qasje kur është fjala për shqiptarët.
Drejtësia duhet të vihet në vend për Rexhailin, familjen e tij dhe të bashkakuzuarin e tij. Fajtorët e vërtetë dhe ata që e montuan rastin “Alfa” duhet të identifikohen dhe të japin llogari.
Ty Rexhail do të mbajmë mend përgjithmonë si aktivist i dalluar i çështjes kombëtare dhe ushtar lirie.