Taravari: Drejtuesit e BDI-së duhet të mësohen në karrigen e mysafirit, ceremonitë shtetërore i organizon pushteti, jo opozita

Picture of ina-online
ina-online

12/08/2024

Shënimi i përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit ka përplasur partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë. Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që siç thonë, një putinist i përbetuar, një mosnjohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendëskryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit dhe shtoi se, ka zvogëluar buxhetin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vazalëve puthadorë të cilët kanë okupur institucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNEsë si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndrojë duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet”.

Duke folur për organizimin e kësaj feste në mënyra të veçanta, njëri ndër udheqësit e VLEN-it dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se BDI nuk mund të mësohet në opozitë dhe se ka të drejtë të organizojë festa private dhe se siç tha, BDI në njëfarë mënyre ka pretendime për të privatizuar disa ngjarje.

AREBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Gjithnjë prej BDI-së ka pasur tendeca që disa ngjarje t’i privatizojnë. Unë mendoj se nuk munden ta pranojnë ende se ata janë opozitë dhe ngadal duhet të jenë mysafirë te ata që organizojnë eventin për Marrëveshjen e Ohrit, por sidoqoftë ne nuk mundemi që t’ua ndalojmë që të organizojnë manifestime private, le të vazhdojnë, por manifestimin shtetëror e organizojnë partitë të cilat janë në pushtet, ato janë të mirëseardhur, janë të ftuar dhe duhet ta dinë botërishtë se asnji festë apo ngjarje nuk është ngjarje private, por janë festa dhe ngjarje të cilat ju takojnë qytetarëve të cilët jetojnë në RMV, konkretisht në këtë rast shqiptarët”.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim të martën më 13 gusht do të shënojë Manifestimin qendror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet, e cila me fillim në ora 12:00 do të organizohet në hotelin Aleksandar Palas në Shkup. Ndërkoh, nga VLEN njoftojnë se për të martën janë para parë disa aktivitete, ku njëra ndër to, në orën 19:00 kanë organizuar ngjarje solemne në Muzeun e Arteve Bashkëhore.

TË FUNDIT
7 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
7 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
9 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
10 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
10 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

ME TE LEXUARA

21 orë
“Vuçiq po synon luftë në Kosovë!”, eksperti austriak ‘shokon’ me deklaratën: Ja kur po e planifikon atë!
12 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
20 orë
Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit
12 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
20 orë
Rasti "Krmzov": Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

INFO

NA NDIQ