Taravari e bën këtë gjest për Ramazan

0

Administrata komunale e Gostivarit gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit me punë do të fillojë një orë e gjysmë më vonë. Vendimi i pushteti lokal është publikuar në hyrje të ndërtesës dhe në faqen e internetit dhe e konfirmuan nga shërbimi për informim.

Muajin e ardhshëm orari i punës të administratës gjatë agjërimit do të jetë nga ora 9.30 e deri në 16. Nga shërbimi për informim përmendën se praktika e deritanishme ka treguar se gjatë agjërimit, vëllimi i punës pakësohet dhe palët vijnë më vonë.

Orari i ri i punës në administratës komunale do të zbatohet deri më 14 qershor të vitit 2018, njoftuan nga shërbimi për informim të Komunës së Gostivarit.

Komentet

komentet