Taravari e nisi me shkarkim të drejtorëve ekonomikë! Deri të premten pritet të zgjidhet problemi i sallave kirurgjike

Picture of INA
INA

24/06/2024

Orët e para si Ministër i Shëndetësisë, Arben Taravarin, e gjetën në vizitë në sallat kirurgjike jashtë funksionit në Qendrën Klinike. Kërkon vetëm disa ditë kohë për një vendim që do ta zgjidhte problemin me këto salla që kanë rreth një muaj që funksionojnë vetëm me kompresorë të jashtëm.

“Më intereson si më shpejtë ta zgjedhim problemin. Më duhen disa ditë kohë që të sjellim një vendim përfundimtar. A do të shkojmë në zgjedhje të shpejtë të problemit a do të shkojmë me blerje të re dhe menjëherë instalimin e komplet sistemit ose mund kjo të rregullohet. Deri të premten do t’u tregoj se çfarë vendimi do të marrim si Ministri e Shëndetësisë”, tha Taravari.

Punën e parë që e bëri si ministër është shkarkimi i disa ushtruesve të detyrës drejtorë ekonomikë të klinikave. Ky post, siç tha, nuk do të ekzistojë më. Do të shkarkohen edhe të tjerët, sapo të gjendet zgjidhje ligjore.

“Drejtorë ekonomik janë 14, kemi dhënë urdhër në ministri. Do të shkoj në Shtip ta vizitojmë spitalin, do të kthehem t’i nënshkruaj dhe do të shkarkohen një numër i caktuar i drejtorëve ekonomik, të cilëve do t’u mbarojë mandati deri kah mesi i korrikut, të gjithë do të shkarkohen. Ato që janë me mandate do të duhet të ndryshohet ligji që sa më shpejtë të shkojë në kuvend që të mos ketë më drejtorë ekonomik”, tha më tej Taravari.

Në Shtip ishte me kryeministrin Hristijan Mickoski. Pas vizitës së Spitalit të Shtipit, Taravari tha se do të kërkohet kompani e re e cila do të punojë dhe nëse jepet leje nga Ministria e Financave menjëherë do të nisin punimet.

Sa i përket çështjes së specializantëve privat, Taravari tha se do duhet punësohen në shtëpitë e shëndetit publik.

TË FUNDIT
3 minuta
Është rihapur vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni me Greqinë
2 orë
Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë
4 orë
A do të ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Clintonit e Obamës?
4 orë
Mbyllet pika kufitare “Bogorodica”, zjarr në anën greke
7 orë
Gashi: Kam informacione të sigurta, dhoma 161, si BDI uli pazarin për të hy në Qeveri

ME TE LEXUARA

1 ditë
Vritet një ushtar i Maqedonisë së Veriut
1 ditë
Vazhdon zjarri masiv mbi Manastir, rrugët janë mbyllur
11 orë
Çfarë bëri atentatori i Donald Trump 48 orë përpara se të qëllonte ish-Presidentin amerikan
1 ditë
Deri të premten i nxehti ekstrem mbi 40 gradë, më pas rënie të temperaturave
10 orë
Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën. Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj

LEXO MË SHUMË

Evzoni-border-station-800x445

Është rihapur vendkalimi kufitar Bogorodicë-Evzoni me Greqinë

IMG_4461

Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë

Charles Kupchan

A do të ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Clintonit e Obamës?

kufi zjarr bogorodice

Mbyllet pika kufitare “Bogorodica”, zjarr në anën greke

Afrim Gashi

Gashi: Kam informacione të sigurta, dhoma 161, si BDI uli pazarin për të hy në Qeveri

qeveria e maqedonise

Qeveria çoi në Kuvend listën e zëvendësministrave, këto janë emrat?

incidenti haracine

Zbardhet rasti i tentim vrasjes së kryetarit të Haraçinës, kallëzim penal ndaj një personi

Vucic- Svecla

Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla

merkel

Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën. Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj

INFO

NA NDIQ