Taravari flet për koalicionimet: Ky është qëndrimi i ASH-së?

0

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet aktuale rreth formimit të shumicës parlamentare për Qeverinë e re, përcjell INA.

Ja porosia e Taravarit, drejtuar edhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe propozimit të kësaj partie për kryeministër shqiptar:

“Duhet të jemi trasparentë dhe të qartë ndaj popullit që na ka besuar, i cili në këto kohë i duket vetja spektator i lojrave të përditshme të fatit të tij, kështu:

Deklarojmë me përgjegjësi të lartë se ne nuk kemi asnjë përputhje bindjesh apo konceptesh me BDI-në, jemi si gjithnjë në kundërshtim me mënyrën se si ka vepruar dhe vepron kjo parti.

Theksojmë se Miratimi Ynë ndaj kësaj partie do të ndodhë vetëm në rastin se z.Naser Ziberi merr mandat si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kuptohet qartë se ky miratim nuk ka lidhje me partinë e BDI-së por ka lidhje me kandidatin për kryeministër”, ka shkruar Arben Taravari.

Ndërkohë, partitë politike po zhvillojnë bisedime internet rreth formimit të shumicës parlamentare. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje konkrete se kush do të formojë Qeverinë e re. (INA)