Taravari: Fraksioni i ASH-së është shumë afër që të shkojë me BDI-në

INA
INA

05/03/2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, dje ka qëndruar në Strugë, prej ku tha se “krahu i Ziadin Selës është shumë afër që të shkojë me BDI-në në zgjedhje”.

Taravari tha se pret që kjo marrëveshje në mes krahut të Selës dhe BDI-së të bëhet publike javën e ardhshme.

Disa më pyesin se a ishte e mundur të mos ndaheshim, po ishte nëse nuk shkonim me BDI-në. Por edhe nëse shkonim vetë në zgjedhje ne do t’ia siguronim 100 përqind fitoren BDI-së. Si mund ta ndaleshim ose ta fitojmë BDI-në – vetëm duke qenë bashkë. Do ta kisha bërë veprimin e njëjtë, por edhe më herët”.

“Veprimet që i bëjnë fraksioni i ASH-së tashmë është shumë afër BDI-së, shpresoj që javën e ardhshme ta bëjnë publike dhe arsyetimi do të jetë se nuk i kanë vulat. Por unë jam i gatshëm që t’ua nënshkruajë listat nëse dalin vetë dhe të masin forcën”, tha mes tjerash Taravari.

Pas përçarjes në ASH, të dy krahët e kësaj partie mbajtën kongrese të jashtëzakonshme. Krahu i Selës e shkarkoi Arben Taravarin nga pozita e kryetarit të partisë, ndërsa ai i Taravarit e shkrarkoi Selën nga pozita e kryetarit të Kuvendit Qendror. Për atë se e kujt është partia, pritet që Gjykata Themelore e Tetovës të vendosë javën e ardhshme.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

qoku

Bekim Qoku: Erdhi dita Ali opozita

INFO

NA NDIQ