Taravari: Gjuha shqipe nuk është e barabartë me maqedonishten

Picture of INA
INA

27/12/2024

VLEN kërkon që të respektohet logjika politike dhe realiteti në lidhje me ndryshimet kushtetuese, pa VMRO-DPMNE-në s’ka askush shumicë prej dy të tretave në Kuvend. Deklarata e këtillë vjen pas kritikave se po e shkelin afatin gjashtëmujor për ndryshimet kushtetuese.

Arben Taravari, gjithashtu foli për ndryshimet kushtetuese dhe çështjen e statusit të gjuhës shqipe. Sipas tij, shqipja nuk është e barabartë me maqedonishten, ndërkaq për çështjen integruese atë e gëzojnë deklaratat e presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk ka alternativë tjetër pos Bashkimit Evropian.

“Ne mund të kemi lojë fjalësh sa të duam, gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase. Këtu pajtohemi të gjithë. Se para vitit 1991, para pavarësimit të Maqedonisë gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës kanë qenë gjuha maqedonase, shqipe dhe turke. Tash është gjuha maqedonase dhe 20% e popullatës e cila e flet gjuhën shqipe. Kështu që, ne duhet të punojmë në këtë drejtim dhe a do të themi se a është zyrtare, nuk është zyrtare, është kështu ose ashtu, nuk është e barabartë. Domethënë ne duhet të insistojmë edhe mundohemi që gjuha shqipe të qëndron si fjalë, jo si përqindje, por si fjalë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për ndryshimet kushtetues është e vërtetë se ne e kemi thënë dhe një prej katër kushteve kryesore kur kemi negociuar me VMRO-në ka qenë eurointegrimi, pra rruga evropiane e Maqedonisë. Mua më gëzon që presidentja, pardje në Parlament disa herë përmendi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër dhe patjetër e kemi ta ndjekim atë rrugë, i shoh të gjitha deklaratat e kryeministrit thotë se s’ka alternativë tjetër, pa VMRO-DPMNE-në nuk bëhen këto ndryshime dhe pa një dakordim prej Bullgarisë që të mos ketë kushtëzime tjera është e pamundshme”, deklaroi Arben Taravari, koalicioni VLEN. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Inaugurimi i Trump – bileta deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha

Xumi debat të fortë me Gjestin, i përmend Xhenetën: Ta mori Edi

Sondazhi i ri: Ja sa për qind do ti fitoj Lëvizja Vetëvendosje

Ngjela: Ja pse viti 2025 do të jetë i rëndësishëm për shqiptarët

Andonovski: Për herë të parë ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuar nË ueb-faqet dhe aplikacionet shtetërore

Kallëzim penal kundër një personi nga Dibra, ka vjedhur rrymë elektrike tek fqinjët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË