Arben Taravari
Deputetit shqiptar tē Preshevës z.Shaip Kamberit, i janë ngritur akuza qartazi të pabaza, duke e kërcënuar haptazi jetën dhe lirinë e tij. Cili është faji i vërtetë i këtij shqiptari të cilit qeveria serbe i ka drejtuar artilerinë e pushtetit të saj?
Të themi kombësia e tij nuk mjafton. Para ideologjisë së vjetër të qeverisë serbe ai është i padëshirueshëm edhe sepse është kundra Aleksandër Vuçiçit, ky i fundit mik i Edi Ramës dhe armik i Kosovës së Pavarur…
Apeloj fort tek çdo insitucion, alarmoj çdo organizatë të të drejtave të Njeriut, të mbrojnë deputetin Shaip Kamberi nga persekutimi totalitar i aparatit të Vuçiçit, i cili po revokon çdo ditë e më shumë paraardhësit e tij famëkeq që i vunë zjarrin Ballkanit.
Duhet ndërhyrë urgjentisht sepse koha ka treguar se vonesat në gadishullin tonë kushtojnë shumë!!!