Taravari i ka antipati dy politikanë të njohur, njëri nga Rusia, tjetëri nga Maqedonia?! (VIDEO)

0
Foto: CivilMedia

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në emisonin nSiklet të Tv ALSAT, ka folur për jetën e tij që nga fëmijëria e deri tek posti i fundit, kryetar komune. Ai ka folur për liderët e preferuar të tij botëror dhe shqiptarë që janë model dhe për ata që i urren, përcjell TS. Si politikan botëror është Henri Kesinxher dhe Barak Obama nga ata shqiptarë ka simpati për Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin dhe thotë se është tifoz i Vetëvendosjes. Për Taravarin politikani më i antipatik është presidenti i Rusisë, Vladimir Putini ndërsa nga shqiptarët Ali Ahmeti. Taravari tregon se tabullarasa ka qenë në lëndën e muzikës dhe vizatimit që nuk e ka merituar notën 5 por profesorët ia kanë venduar shkaku i notave tjera.