Taravari i përgjigjet Nuhiut: “Eja në ordinancën time, do t’ju kontrolloj falas, po ke nevojë”

0

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur zv/ministrit të brendshëm, Agim Nuhiu, pasi që ky i fundit u deklarua lidhur me kërcënimet që kishte denoncuar i pari i Gostivarit.

“Zotëri Agim Nuhiu, juve edhe 27 prilli 2017 ju dukej si halucinacion dhe nuk morët asnjë hap dhe veprim si minstër i atëhershëm. Madje edhe vrasjet që ndodhën në kuadër të partisë tuaj i cilësonit si njerëz të gabuar në moment dhe vend të gabuar…. Une ju kuptoj që në rradhët tuaj keni shumë njerëz me dosje të kriminalizuar dhe duhet ti mbroni ato, sepse ata me armë në dorë ju siguronin vota dhe pushtet.”, ka theksuar Taravari.

Ai për këto qëndrime të shprehura ka thënë se Nuhiu mund të vij në klinikën e tij për trajtim.

“Por ja si mjek dhe neurolog tê ju them se me dukeni një çik i çuditshëm. Sdua të mendoj që nuk e kuptoni fjalën Halucinacion. Tê mërkurave jam në klinikën e neurofiziologjisë Zotri Nuhiu, jeni të mirëseardhur nëse keni nevojë.”, ka theksuar kreu i Gostivarit. (INA)

Komentet

komentet