Taravari: Kemi incizime për keqpërdorimet në rrethin e parë, ua kemi dërguar institucioneve

Kandidati për kryetar në komunën e Gostivari dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, akuzoi se në rrethine parë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ai ka arritur fitore, mirëpo më pas ka ndodhur një “manipulim” dhe për 30 vota nuk ka kaluar na rrethin e parë për kryetar komune.

Sipas Taravarit, është e dyshimtë se ka pasur shumë fletë të pavlefshme votimi.

“NUk mund ta zbulojmë se ku ka ndodhur manipulimi, por përfundimisht ka shumë fletë të pavlefshme. Definitivisht dikush i ka rrethuar fletët e votmit. NUk e di si arritën ta bëjnë këtë, por shpresoj se do t’i fitojmë edhe më shumë në rrethin e dytë. Kemi mjaft fakte dhe argumente që do t’i publikojmë pas zgjedhjeve për keqpërdorime, rrahje. Unë nuk shoh se institucionet po lëvizin që kjo të pengohet në rrethin e dytë. Do t’i shkelimnë rrethin e dytë, e nëse ka nevojë do të shkojmë edhe në rreth të tretë, të katërt. Stacioni policor në Gostvar është shndërruar në shtab të dytë të BDI-së. Të gjitha faktt dhe argumentet do t’i publikojmë pas 31 tetorit, sepse nëse i publikojmëmë herët qytetarët do të tmerrohen. Këto incizime janë dërguar edhe deri te presidenti i shtetit, te ministry për punë të brendshme. Kam pritur që presidenti I shtetitt ta thotë së paku një gjysëm fjale”, tha Taravari, transmeton Zhurnal.
Ai ka shprehur shumë akuza edhe ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.