Kryetari i ASH-së, Arben Taravari zbuloi në intevistën për portalin Ora24 se kontakti i parë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ishte bërë përmes Azir Aliut.
“Azir Aliu ka komunikuar me Ali Ahmetin pa dijeninë time që nga janari, dhe më pas më ka informuar për këtë”, ka theksuar Taravari.
Duke folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e tjerë të VLEN-it, Taravari theksoi se nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje me BDI-në:
“U fol vetëm për situatën në qeveri, ku VLEN ishte shtrirë për toke.(INA)