Taravari kujton ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit

Picture of INA
INA

09/07/2024

Arben Taravari, i cili për disa vite ka drejtuar komunën e Gostivar, sot ka përkujtuar ngjarjet e përgjakshme që ndodhën në këtë qytet, në vitin 1997, shkruan gazeta LAJM.

Para 27 viteve, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara godinës komunale për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit të Maqedonisë ndaj popullatës shqiptare.

Më poshtë mund ta lexoni shkimin e plotë të Taravarit.

Sot është 9 Korrik.

Gjithnjë në këtë datë do të kujtoj ngjarjet e 1997-ës, që shënuan kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Tre heronjtë e Flamurit Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare!

Viti 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Krerët e Komunës së asaj kohe u dënuan ashpërsisht, si kryetari i Këshillit Komunal Refik Dauti me 7 vjet, por figura më emblematike, simboli i gjallë i Sovranitetit të Flamurit Shqiptar është padyshim profesor Rufi Osmani. Ai në atë kohë ishte Kryetar dhe u dënua me 13.8 vjet burg nga Gjykata sepse valviti flamurin tonë.

Mendoj se profesor Rufi Osmani është një nga figurat e rralla që meriton titullin hero në të gjallë të tij! Sa herë shikoj flamurin tonë tek valvitet kujtoj këta njerëz, dhe ndjehem i privilegjuar që jam bashkëqytetar i tyre! Qofshin gjithnjë të kujtuar dhe të nderuar!

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji NUK KALON

Katër receta me ujë e limon për humbje të peshës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË