Kryetari i ASH-së, Arben Taravari si kandidatë për president i opozitës shqiptare tha se tanimë nga LEN me bashkimin e ASH-së, blloku opozitar do të quhet VLEN.
Ai tha se nuk duhet përmendur emra partish por duhet quajtur Lëvizja, sepse ky bashkëpunim do të bëj ndryshimin historik në bllokun shqiptar.
“Kundërshtari jonë është sistemi i kalbur, kurse ne jemi opozita e bashkuar dhe nuk duhet përmendim emra partish e inidvidësh, por që Lëvizja po vjen dhe do ta sjell ndryshimin me 8 maj”, tha Taravari. Ai shtoi se beson fuqishëm që ai do të kalojë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.(INA)