Taravari: Maqedonia e Veriut po kalon një prej periudhave më të vështira

Picture of INA
INA

09/08/2023

Maqedonia e Veriut po kalon një prej periudhave më të vështira që prej vitit 2001, thotë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai shpreson që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, derisa thekson se partitë shqiptare atje janë të gatshme për kompromise vetëm që të mos bllokohet rruga evropiane e shtetit.

Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut rrezikon të bllokohet nëse komuniteti bullgar nuk përfshihet në preambulën e kushtetutës së vendit, kusht ky për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian, pas procesit të skriningut që përfundon në vjeshtë.

“Në Maqedoni është një kohë relativisht e vështirë me shumë mjegulla para nesh, me plot paqartësi, mund të them se një prej periudhave më të vështira të shtetit pas pavarësimit, nëse e tërheqim periudhën e vitit 2001 kur ishte lufta”, thotë në një intervistë për KosovaPress, Arben Taravari.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të fillojë debatin për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht, derisa koalicioni qeverisës është në kërkim të votave për të arritur numrin 80 sa kërkohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Është partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE të cilës po i kërkohen votat ndërkohë që ajo ka shfaqur kundërshtimet e saj për këtë kornizë.

Taravari, i cili drejton partinë që sivjet iu bashkua qeverisë së udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, thotë se në organet e partisë nuk e kanë diskutuar mundësinë e daljes nga qeveria.

Për dallim nga ministrat e Bashkimit Demokratik për Intergrim, të cilët dorëzuan dorëheqjet në qeveri, pasi opozita maqedonase e kushtëzoi votën me këtë, Taravari vlerëson se një veprim i tillë nuk është i duhur.

Kreu i Aleancës për Shqiptarë thotë se është optimist që të gjitha partitë në parlament do t’i votojnë ndryshimet kushtuese dhe pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe një prej kërkesave të kësaj të fundit ka qenë ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e komunitetit bullgar si komunitet i veçantë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Në kushtetutë aktualisht janë shqiptarët, maqedonasit, vllehët, romët, boshnjakët, turqit e serbët.

Por për ndryshime kushtetuese nevojiten 80 nga 120 vota të deputetëve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Aktualisht shumica parlamentare, me të gjitha partitë shqiptare të tjera, numërojnë 74 vota derisa mungojnë edhe gjashtë tjera për të bërë ndryshimet kushtetuese, vota të cilat po kërkohen të opozita maqedonase, VMRO-DPMNE.

Vendi i ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian një vit më parë, ndërsa në nëntor të këtij viti përfundon procesi i skriningut dhe korniza negociuese nënkupton që në këtë fazë të bëhet ndryshimi i Kushtetutës./KosovaPress/

TË FUNDIT
1 orë
Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë
3 orë
MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian
3 orë
Konjufca i përgjigjet Vuçiqit: Nuk u frikësohemi kërcënimeve të Serbisë
3 orë
Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip
3 orë
Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!
9 orë
KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori
2 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
5 orë
Fushatë kundër marketeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
9 orë
Vetëvrasjet fenomen në rritje në RMV, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste

LEXO MË SHUMË

dijana toska

Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

gordana siljanovska rumen radev

MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

Glauk Konjufca

Konjufca i përgjigjet Vuçiqit: Nuk u frikësohemi kërcënimeve të Serbisë

mickoski

Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

rokas murtezani

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Arben Taravari

Taravari: Këto parti shqiptare që tani janë në opozitë e kanë votuar 6 herë ligjin për “branitellat”

IMG_7719

Fushatë kundër marketeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

ejup halimi ismet guri

Në Gjykatën e Apelit, seancë publike për rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë ish funksionarë të BDI-së

INFO

NA NDIQ