Kryetari i ASH-së, Arben Taravari mbrëmë është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik, Talat Xhaferi.
Siç mëson INA nga burime partiake, Ahmeti i ka bërë të ditur Taravarit ofertën e fundit për koalicionim zgjedhor, si pjesë e të ashtuquajturit frontit evropian të partive në pushtet.
Lidhur me këtë takim, Taravari i pyetur nga INA tha se në takim është biseduar për zgjedhjet, por ai tha se gjatë orëve apo ditëve në vijim do të shpalos qëndrimin e tij. “Po kam zhvilluar një takim dhe se gjatë periudhës në vijim do njoftoj opinionin”, deklaroi Taravari.(INA)