Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka komentuar sot formimin e subjektit politik nga ana e Izet Mexhitit.
Sipas tij, kjo lëvizje politike nuk përbën ndonjë rrezik për ASH-në, përcjell INA.
“Aspak nuk shoh ndonjë rrezik. Ne kemi strukturat tona. Mbulojmë gjithë territorin e vendit ku jetojnë shqiptarëve, andaj tani për tani nuk shoh kurrfarë rreziku. Secili ka trajektoren e veprimit politik”, theksoi Taravari sot në Gostivar pas një aktiviteti me të rinjtë.
Taravari tha se i dëshiron sukses Mexhitit dhe realizim të asaj që ka si synim.(INA)