Taravari: Mickoski vetë do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Picture of INA
INA

21/10/2025

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari deklaron se kryeministri Hrisitijan Mickoski vetë do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Taravari për “Lokalno” lidhur me akuzat e VLEN, tha se nuk ndjehet humbës.

“Në Gostivar fituam 4:1, dhe më shumë se dyfishi i të gjithë kundërshtarëve. Në Vrapçishtë fituam 9:1. Në Saraj, për fat të keq, humbëm me 580 vota, megjithëse të gjitha sondazhet tregonin se kandidati ynë udhëhiqte 2:1. Megjithatë, sondazhet janë sondazhe, dhe rezultati doli kështu. Jam shumë krenar që promovuam një kandidat të tillë që fitoi zemrat e shumë shqiptarëve në Maqedoni”, thekson Taravari.

Ai tha se edhe në Tearcë pati një luftë të ashpër, ku fitoi kandidati i VLEN, që, sipas tij, është pjesë e procesit zgjedhor.

Si koalicion, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) fitoi më shumë vota se VLEN, por prapëseprapë nga kampi i Mexhitit, Kasamit dhe Gashit u shpallën fitues për shkak të fitores në Çair dhe Tetovë.

Lidhur me kërkesën për dorëheqjen e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari thotë se kjo është e drejtë e tyre.

“Nuk e di se si shpallen fitues kur kanë më shumë se 20 mijë vota më pak se AKI. Është e drejta e tyre të kërkojnë dorëheqjet. Ne do të shkojmë në një raund të dytë në komuna të caktuara ku nuk ka regjistrim të popullsisë, konkretisht Gostivar dhe Vrapçishte.

Stagnimi i projektit të ujësjellësit në Prishtinë, Murati: Qeveria e ka financuar, por Komuna nuk ka bashkëpunuar
Lajme
Stagnimi i projektit të ujësjellësit në Prishtinë, Murati: Qeveria e ka financuar, por Komuna nuk ka bashkëpunuar
Kur të përsëriten zgjedhjet, ne do t’i fitojmë përsëri bindshëm. U uroj vetëm lumturi dhe shëndet, asgjë tjetër”, deklaron Taravari.
Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare, Taravari tha se pas Vitit të Ri ato do t’i kërkojë vetë Hristijan Mickoski

“Për ne, duhet të kalojë raundi i dytë dhe të analizojmë rezultatet. Pastaj do të flasim se si të vazhdojmë. Ne vazhdojmë të mendojmë se rruga evropiane është shumë e rëndësishme për Maqedoninë. Nuk do të këmbëngulim, por vetë kryeministri Mickoski do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas Vitit të Ri”, shton Taravari, duke theksuar se ata vazhdojnë të funksionojnë si parti e pavarur.

TË FUNDIT

ASH e Selës largohet nga AKI: Do të veproj si parti autonome

Xhaka fishkëllohet në “Fadil Vokrri”, kapet keq me kreun e “Dardanëve”

E pabesueshme, një banor lë shtëpinë e Big Brother pas vetëm një nate të kaluar

Leonora opinioniste në Big Brother Vip Kosova, vjen reagimi i Arbana Osmanit

Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it

Debakël në Kardif: Maqedonia pëson 7-1 nga Uellsi, s’ka “play off”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË