Nën patronazhin e Komunës së Gostivarit, shkollat fillore dhe të mesme publike shënuan bashkë dy data shumë të rëndësishme, 21 Marsin – Ditën e Ekologjisë dhe Ditën ndërkombëtare të fëmijëve me Sindromën Down.
Me këtë rast, nxënësit me ndihmën e mësimdhënësve të tyre kishin ngritur shtande me mesazhe edukuese për mbrojtjen e ambientit, e disa të tjerë kishin krijuar veshje me materiale të recikluara. Bashkë me ta pjesëmarrës ishin edhe fëmijët e Shoqatës për persona me nevoja ndryshe “Bashkarisht Mundemi”, të cilët po ashtu kishin përgatitur sfilatë mode me materiale të recikluara.
Aktivitetet e sotme që u zhvilluan në palestrën sportive të Gjimnazit të Gostivarit, kishin edhe karakter garues. Kështu, në fund nxënësit me shtandet më të mira u dekoruan me mendalje, kurse ata me materiale të recikluara me dhurata simbolike.
https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10227560203491761