“Në Gostivar kemi 30% anëtarësi të re. Kryesisht janë anëtarë që kanë ardhur prej partive tjera apo që nuk janë marrë me politikë deri tash”. Kështu u shpreh Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i ASH-së, duke hedhur poshtë zërat për përçarjet brenda ASH-së në Gostivar.
“Ne para se ta shpallim kongresin, para dy muajsh prej tash, vendosëm që në Gostivar, kryetarët e nëndegëve pasi kanë qenë 6-7 vjet, të i zëvendësojmë me kryetar të ri. Thjeshtë e shohim që ka nevojë për një rifreskim të strukturave në Gostivar. Nëse i lexoni të gjitha ato statuse, asnjëri nuk thotë që largohet prej ASH-së, përkundrazi mbeten dhe e mbështesin fuqishëm Aleancën për Shqiptarët.
Unë mund të tregoj që në Gostivar kemi 30% plus anëtarësi të re, që kanë ardhur prej partive tjera apo që nuk janë marrë me politikë deri tash. Asnjëri prej atyre anëtarëve nuk shkruan që largohet prej ASH-së, përkundrazi vazhdon fuqimisht ta përkrah, vetëm se bëjmë ndryshime kadrovike në nivel të degës, sepse e konsiderojmë së bashku se kemi nevojë për freski”, tha Taravari./Gazeta LAJM