Në çdo institucion, çdo i punësuar shqiptarë deklarohet se jemi 100% më keq si shqiptarë se para një viti.
Kështu theksoi sonte kryetari i ASH, Arben Taravari në emisionin “Politiko” në Kanal 10 në Kosovë. Ai shtoi se kjo ka qenë një arsye shtesë për të braktisur qeverinë pasi ky nuk ka qenë ndryshimi që ua kishin premtuar shqiptarëve.
“Ne premtuam ndryshim dhe një çerek mandati na kaloi, dhe nëse shkoni dhe pyesni në çdo institucion dhe i pyesni shqiptarët: Ishit më mirë para një viti apo tash, sepse këtë ne e kemi si obligim si parti politike, përgjigja e çdo të punësuari shqiptar duke filluar nga punonjësit e thjeshtë, është se jemi 100% më keq”, tha kreu i ASH, Taravari.
Taravari: Nuk jam penduar që isha pjesë e VLEN-it
Ai ka shtuar se nuk është penduar që është bërë pjesë e VLEN-it.
“Shpesh më pyesin nëse jam penduar pse jam bërë pjesë e Vlenit. Absolutisht jo, dhe kam dashur edhe si parti politike, si strukturë dhe si individ që ta sjellim ndryshimin te shqiptarët”, shtoi më tej Taravari.
Sa i takon legjitimitetit, Taravari tha se në VLEN ka pasur vetëm parti politike shqiptare, kurse në koalicionin e udhëhequr nga BDI, ka pasur edhe parti nga etni të tjera në Maqedoni.
Taravari: Arben Fetai mashë e Izet Mexhitit, Adnan Azizit dhe Mickoskit
Taravari i është përgjigjur edhe letrës që sot Areben Fetai ia drejtojë përmes rrjeteve sociale.
Ai thotë se ai është një karrierist i sëmurë, dhe se tash është mashë e Izet Mexhitit, Adnan Azizit dhe Mickoskit.
“Arben Fetai ka qenë bashkëpunëtorë i afërt, për të cilin kam një zhgënjim të jashtëzakonshëm, njeri i cili ka qenë në Vetëvendosje, dhe mandej është mundu ta përçaj Vetëvendosjen, pastaj erdhi në Aleancën për Shqiptarët, është munduar me bë përçarje mesë Ziadinit dhe Arbenit, thash është mashë e Izet Mexhitit, Adnan Azizit dhe Mickoskit. Një karrierist i sëmurë, zakonisht për asnjë prej bashkëpunëtorëve, s’kam thënë një fjalë, dhe thash nuk dua ta zgjas këtë më shumë”, u shpreh Taravari.
*
Taravari: VLEN vazhdon me mentalitetin e BDI-së
Sipaa tij, BDI është në opozitë, po BDI-zmi është në VLEN fatkeqësisht.
“BDI-zmi, si mentalitet, si përqasje, domethënë BDI-zmi më i keq”, pohoi kreu i ASH, Arben Taravari.