ASH sot në Kumanovë po mban kuvendin qendror partiak ku pritet zgjedhja e organeve partiake dhe vendimi për hyrjen në Qeveri.
Taravari ka thënë se ASH do sjellë vendimin për interesat euroatlantike të vendit, dhe me theks të veçantë ndryshimet kushtetues, përcjell INA.
“Në këtë takim për herë të parë do të flasim nëse ia vlen të bisedohet për temën e hyrjes së ASH-së në Qeveri, a duhet të ndërpritet kjo dhe të vazhdojmë si ASH në opozitë”,theksoi Taravari.
I pyetur nga gazetari i Klan Macedonia nëse dikush nga faktorët ndërkombëtarë i ka sugjeruar për të hyrë në qeveri, kreu i ASH-së Arben Taravari tha se nuk qëndron një gjë e tillë.
“Absolutisht jo. S’ka të drejtë askush, as Kosova, as Shqipëria, as faktori ndërkombëtar të përzihet në veprimet e ASH-së, por na kanë treguar gjërat të cilat i përkrahin. Për shembull se duhet me çdo kusht ta ndihmojmë procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Taravari.(INA)