Taravari nuk ndalet, merr hapin e rradhës kundër Zaevit

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari do të ankohet për vendimin e Ministrisë së Arsimit për marrjen e kompetencave në fushën e arsimit.

Edhe pse një ditë më parë Taravari deklaroi se vendimi i ka ardhur pa paralajmërim, ai sot ndryshoi prononcim dhe tha se është njoftuar dy herë, por nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për zbatimin e ndryshimeve që ka kërkuar dikasteri i arsimit.

Nga Ministria e Arimit njoftuan se procedurë e njëjtë analize është duke u zhvilluar në më shumë komuna dhe nëse konstatohen shkelje, më shumë kryetarë mund të mbeten pa kompetenca.

Përndryshe, nga gjithsej 16 shkolla në Komunën e Gostivarit, 12 janë fillore dhe katër janë të mesme.