Taravari optimist që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

ina-online
ina-online

9 Gusht, 2023

Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari thotë se është optimist që të gjitha partitë në parlament do t’i votojnë ndryshimet kushtuese dhe pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai në një intervistë për KOSOVAPRESS shprehet që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, derisa thekson se partitë shqiptare janë të gatshme për kompromise vetëm që të mos bllokohet rruga evropiane e shtetit.

Në intervistë, Taravari thotë se kjo është periudha më e vështirë nëpër të cilën kalon vendi që prej vitit 2001.

“Në Maqedoni është një kohë relativisht e vështirë me shumë mjegulla para nesh, me plot paqartësi, mund të them se një prej periudhave më të vështira të shtetit pas pavarësimit, nëse e tërheqim periudhën e vitit 2001 kur ishte lufta”, thotë në një intervistë për KosovaPress, Arben Taravari.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të fillojë debatin për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht, derisa koalicioni qeverisës është në kërkim të votave për të arritur numrin 80 sa kërkohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Për ndryshime kushtetuese nevojiten 80 nga 120 vota të deputetëve.
Është partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE të cilës po i kërkohen votat ndërkohë që ajo shfaq kundërshtimet e saj për votim të amendamenteve kushtetuese.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

caji-600x360

Keqpërdorën të dhënat e mjekëve për të shitur çaj, një kompani dhe një person nga Maqedonia rrezikojnë të dënohen me gati 7.000 euro

kuvendi parlamenti

Skandali në Onkologji, Kuvendi miratoi propozimin për formimin e Komisionit Anketues

krenar lloga

Ministri i Drejtësisë, Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

administrata-600x360-1

Ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit në administratë në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian

sllavica-grkovska

Grkovska: Është rregulluar gjendja e transparencës në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ