Taravari para vendimit nëse do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë

Picture of INA
INA

26/05/2024

Përfaqësuesit e koalicionit “VLEN” nisën t’i konfirmojnë shkrimet në media për ndarjen e resorëve në Qeverinë e ardhshme. Sipas informacioneve jozyrtare, koalicioni “VLEN” do të udhëheqë gjashtë ministri – për ekonominë, mjedisin jetësor, shëndetësinë, për sistemin politik, punën dhe politikë sociale, si dhe do të ketë edhe ministër pa resor. Pjesë e negociatave është edhe Sekretariati për Çështjet Evropiane. Në një prononcim për Alsat, Arben Taravari nga “VLEN-i” thotë se shumica e shkrimeve janë të vërteta, por ia lë mandatarit të ardhshëm që ta shpallë zyrtarisht përbërjen e Qeverisë së ardhshme. Ai bën të ditur se së shpejti do të vendos nëse do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ende nuk kam një vendim definitiv, është rrotulluar dhe është e vërtetë se ka pasur ofertë që të jem ministër I shëndetësisë, por unë ende jam duke zhvilluar bisedime me strukturat partiake, por edhe me njerëzit të cilët I kam në komunë, me të cilët kemi bashkëvepruar, por gjithashtu edhe me njerëz të rëndësishëm që gjithnjë na kanë ndihmuar në proceset zgjedhore komunale në Gostivar. Kështuqë nuk kam një vendim definitiv, do ta mendoj mirë dhe besoj se për dy tre ditë do ta sjell vendimin definitiv, ku planifikoj të vazhdoj”, tha Arben Taravari – Koalicioni “VLEN”.

Jozyrtarisht pjesë e marrëveshjes është edhe pozita e kryetarit të Kuvendit, pozitë që me gjasë do t’i takojë Afrim Gashit. “VLEN” do të ketë edhe pesë zëvendësministra, në Ministrinë e Bujqësisë, Kulturës, Arsimit, Mbrojtjes, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Koalicioni do të propozojë gjithashtu pesë sekretarë shtetëror.

“Unë s’dua ta them pa mos u bërë publike prej mandatarit mendoj se nuk është e ndershme. Besoj se e keni parë nëpër shumë medium janë rrotulluar ministritë e caktuara, pozicionet e caktuara, flas për eshallonin e parë dhe të dytë dhe mund të them me plot përgjegjësi, se shumica e atyre informatave, janë me siguri informata të brifuara prej partive politike, mund edhe të vlenit edhe të VMRO-DPMNE-së. Domethënë mund të them se 90 përqind të pozicioneve janë ato që është shkruar“, shtoi Arben Taravari – Koalicioni “Vlen”.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka vazhduar negociatat për përbërjen e Qeverisë së ardhshme me partinë e Maksim Dimitrievskit. Mbrëmë vonë Lëvizja “ZNAM” njoftoi se përfaqësuesit e dy partive kanë mbajtur takim ku janë diskutuar objektivat strategjike, parimet politike dhe platforma politike për bashkëpunim. Sot VMRO-DPMNE nuk ndau detaje për ndarjen e mundshme të resorëve dhe për kërkesat e “ZNAM”.

“Nuk ka ende marrëveshje përfundimtare. Ajo që mund të shpalos është se bisedat po zhvillohen në frymë pozitive”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE, Koalicioni “Vlen” dhe Lëvizja “ZNAM” pritet të arrijnë marrëveshje përfundimtare deri të martën, kur është caktuar seanca konstituive e Kuvendit. Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor./Alsat.mk

TË FUNDIT

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

Uzairi nga ASH: Skandal me përmasat e një afere kriminale në hapësirat e ish-Monopolit në Tetovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË