Taravari për shkarkimin e Jovevit: Mora informacione shqetësuese nga Mexhiti

INA
INA

7 Qershor, 2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thekson se ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe me mjekun, Sashko Jovev lidhur me rastin e shkarkimit të drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë.

“Të dy janë miqtë e mi. Gjithë nderim dhe respekt për doktor Jovev. Dua të shpjegoj se çdo mjek nuk është mjek që të mbledhë 150 pacientë, ata gjithmonë do të solidarizohen. Nuk është shkarkuar, vazhdon të punojë dhe nga sot është vetëm mjek”, tha Taravari.

Ai tha se nuk dëshiron të flet në emër të Ministrit, por se ka folur me të dhe ka marrë informacione shqetësuese, se si një menaxher ka qenë aktive për 30 ditë pa fare pushim.

Taravari tha se Mexhiti do të sqarojë para opinionit për arsyet e shkarkimit nga posti i drejtorit Sashko Jovev.

Taravarit në emisionin “Samo Vistina” tha se ekziston një institucion i posaçëm i quajtur Inspektorati, i cili ka konstatuar parregullsi të caktuara në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

“Nëse në punë ka abuzime dhe mendoj se ka, atëherë Ministri e ka detyrimin të zbatojë politikat shëndetësore. Ai prezanton mënyrën më të mirë të menaxhimit të objekteve shëndetësore”, shtoi Taravari.

Mexhiti për sot ka paralajmëruar një konferencë për media ku duhet të jep detajet dhe arsyet e shkarkimit të doktor Jovevit nga pozita e drejtorit të Kardiokirurgjisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ