Taravari përkujton viktimat në vendin e tragjedisë në Llaskarcë

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/02/2022

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot bashkë me stafin e tij dhe qytetarë të kësaj komune ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së Llaskarcës së Shkupit, ku humbën tre vite më parë nga aksidentimi i një autobusi të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 16 udhëtarë, kryesisht nga Gostivari.

Taravari me lule në vendngjarje ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së Llaskarcës, duke theksuar se tragjeditë të tillë të mos ndodhin kurrë, përcjell INA.

“Homazhe në Llaskarcë, vendin ku tre vite më parë humbën jetën 16 persona nga qyteti ynë. Me vendosje të luleve në vendin e fatkeqësisë në fshatin Llaskarcë, shënuam trevjetororin e tragjedisë ku jetën e humbën 16 qytetarë nga rajoni i Gostivarit. Sikurse viteve tjera, edhe sivjet kjo simbolikë është për të nderuar viktimat.

Ishin gjashtëmbëdhjetë persona nga Gostivari që humbën jetën në këtë tragjedi: Bejza Uzeiri, Valdete Hamiti, Besim Fetai, Dejan Ristoski, Ace Arsoski, Ferdi Kaso, Rametulla Abduraimi, Trpana Janevska, Jovica Trpevski, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Zoran Davidkovski, Boban Avramovski, Onur Sadiku, Pavle Kostovski dhe Esin Osmani, ndërsa me lëndime përfunduan 35 persona të tjerë. Edhe një herë ngushëllime dhe tragjedi të këtilla mos i ndodhshin kurrë më Gostivarit.”, ka përkujtuar kreu i komunës së Gostivar, Arben Taravari. (INA)

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË