Taravari po del nga qeveria, Ibrahimi: Matematika është e thjeshtë, ose je me BDI-në ose me VLEN-in

Picture of INA
INA

12/05/2025

Kryetari i ASH-së Arben Taravari mbrëmë para simpatizantëve të partisë, tha se po dalin nga Qeveria për tu rikthyer më fuqishëm. Ai shtoi se dëshiron që kur të jetë në Qeveri mos të jetë si kukull.

“Qeveria disi u humb në rrugën drejt BE-së. Situata në administratën shtetërore e shihni, ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm dhe tendenca që shqiptarët të margjinalizohen dhe ASH-ja ka vendosur që nesër ose pasnesër që në organet partiake të vendoset me dinjitet, kur krejt vrapojnë për të hyrë në Qeveri ne jemi mësuar të dalim prej Qeverie. Dalim prej Qeveria për t’u rikthyer më fuqishëm sidomos në pushtetin lokal e mandej edhe në pushtetin qendror. Dëshirojmë që kur jemi në Qeveri të mos jemi kukull. S’mund ta lejojmë këtë, ose do të jemi si duhet, ose më mirë mos jemi në Qeveri”, tha Taravari.

Taravari u kritikua nga dy partnerët e koalicionit për afrim me BDI-në, por ai mohon këtë. Thotë se e vërteta e vetme është se si parti kanë vendosur të dalin me lista të veçanta këshilltarësh në zgjedhjet lokale.

Megjithatë një gjë e tillë është a papranueshme për VLEN-nin.

“Skena politike shqiptare në RMV është e ndarë në dy tabore: BDI+etj. dhe VLEN.

Prandaj edhe matematika është e thjeshtë: ose je me BDI-në e korrupsionit ose je me VLEN-in e ndryshimit. Në këtë rast i a.q. neutralitet është në shërbim të Soravisë”, shkroi Zeqirija Ibrahimi, VLEN.

Edhe kryeministri Mickoski dje tha se Taravari dhe disa njerëz përreth tij janë të vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Siç paralajmëroi këto ditë do të pijë kafen e fundit me Taravarin, duke e bërë të qartë largimin e ASH-së nga Qeveria.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË