Taravari: Po rritemi si parti, çdo ditë ka prurje të reja

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/04/2023

Kreu i ASH-së, Arben Taravari në një interivsit të dhënë për portalin Topnews është prononcuar rreth shumë çështjeve të aktualitetit politik në vend. Ai ka folur për sa i përket çështjes së 20%, që thotë se është një çorbë që nuk i ka hije asnjë partie e jo më Kushtetutës që duhet të jetë dokumenti më krenar i një shteti. Si LSDM-ja e pak më shumë BDI-ja, nuk duan që një gjuhë jashtëzakonisht historike dhe e pasur, si gjuha shqipe, të fshihet nën terma ofendues si 29.36 apo 48%. Kauza e njohjes së gjuhës shqipe me emrin e saj në Kushtetutë, është një kauzë jo vetëm e ASH-së, është një kauzë që e ka çdo shqiptar dhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi. Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet i qartë përcaktuar në Evropë dhe është absurde që ndonjë parti të shfaqë kundërshti me emërimin e gjuhës të një prej dy etnive më të mëdha në vend”, është shprehur në këtë intervist Taravari.

Në vijim ua sjellim të plotë intervistën:

TOP-NEWS: Aleanca për Shqiptarët është partneri më I ri I koalicionit qeveritar. Pse në këtë kohë dhe këtë moment ky koalicion I ASH-së me LSDM-BDI?

Arben Taravari: Koha është ajo e duhura duke marrë parasysh rrethanat dhe imperativin e tyre. Duhet theksuar se qeveria nuk është pronë e asnjë partie. Dua të them se kur hyn në qeveri kjo nuk domethënë se aderon në ndonjë parti. Është krejtësisht ndryshe. Ne kemi pranuar të bëhemi pjesë e menaxhimit të shtetit duke besuar në vizionin dhe ndershmërinë tonë. Nga ana tjetër të gjithë e dimë se kushtet ndërkombëtare janë të veçanta, delikate dhe duhet kujdes sidomos në Ballkan. Lufta në Ukrainë ka hapur sfida të mëdha, sfida të cilat janë më të rëndësishme se sa egot partiake apo qoftë edhe ambiciet elektorale. Disa parti kur hyjnë në qeveri, ato thjesht marrin pushtetin, disa parti të tjera kur hyjnë në qeveri fillojnë punën. Partia jonë ka filluar punën.

TOP-NEWS: Në fillimet e para, keni kundërshtime sa I përket ndryshimeve Kushtetuese. LSDM dhe BDI sikur kanë një qëndrim se tani të bëhen ndryshimet Kushtetuese vetëm për pjesën e përfshirjes së komunitet bullgar, jo edhe definimin e gjuhës shqipe, nga 20 për qind në gjuhë shqipe?

Arben Taravari: Objeksione ka pasur dhe do të ketë pa asnjë dyshim derisa të vendoset ajo që ne me profesionistët tanë, të të gjitha fushave, kemi menduar.

Për sa i përket çështjes së 20%, besoj se është një çorbë që nuk i ka hije asnjë partie e jo më Kushtetutës që duhet të jetë dokumenti më krenar i një shteti. Si LSDM-ja e pak më shumë BDI-ja, nuk duan që një gjuhë jashtëzakonisht historike dhe e pasur, si gjuha shqipe, të fshihet nën terma ofendues si 29.36 apo 48%. Kauza e njohjes së gjuhës shqipe me emrin e saj në Kushtetutë, është një kauzë jo vetëm e ASH-së, është një kauzë që e ka çdo shqiptar dhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi. Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet i qartë përcaktuar në Evropë dhe është absurde që ndonjë parti të shfaqë kundërshti me emërimin e gjuhës të një prej dy etnive më të mëdha në vend.

TOP-NEWS: VMRO-DPMNE-ja tani kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa sa I përket ndryshimeve Kushtetuese e ofron modelin kroat, sa kjo është e pranueshme për shqiptarët e Maqedonisë?

Arben Taravari: E kam shprehur simpatinë time për ndjeshmërinë e VMRO-DPMNE-së ndaj kauzës tonë që duhet të jetë edhe kauza e tyre sepse Kushtetuta e këtij vendi duhet të jetë sa më e drejtë, dhe VMRO-ja mendoj se ja do të mirën Maqedonisë. Për sa i përket modelit që ofrojnë, si është ai kroat, mendoj se padyshim është nga ndonjë shpejtim sepse nuk dua të mendoj se një parti serioze si VMRO DMPNE-ja mund të bëj gafa të tilla. Në Kroaci rrethanat etnike janë shumë të ndryshme nga ato këtu. Kroatët janë mbi 90% e popullsisë dhe ajo që mbetet janë pakicat etnike. Kurse në Maqedoni ka dy etni dominante si është ajo sllavo-maqedonase dhe shqiptare. Sipas statistikës zyrtare, është konstatuar se ka 54% sllavo-maqedonas dhe 30% shqiptar. Edhe nëse i mbledhim këto përqindje nuk e arrijnë dot përqindjen e kroatëve në Kroaci. Ndaj duhet kuptuar që Maqedonia ka një strukturë etnike tjetër dhe duhet zgjidhje korrekte sipas natyrës që ka. VMRO-ja duhet ta dijë sigurisht që Kroacia ka një marinë të shkëlqyer por ne nuk mund ta marrim shembull sepse nuk kemi det…

Ndaj dëshira e saj për të përdorur shembullin kroat e bën të duket si një Don Kishot që lufton me mullinjtë e erës. E thjeshtë, jemi në Maqedoni, jo Kroaci.

TOP-NEWS: A jeni të sigurt se koalicioni qeverisë do të sigurojë votat e deputetëve në Kuvend për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të filloj negociata me KE-në?

Arben Taravari: Po. Jam konfident dhe optimist. Nuk ka opsione të tjera.

TOP-NEWS: Cili është qëndrimi I ASH-së, për ‘Aleancën Evropiane’, që po paralajmërohet nga BDI dhe Ali Ahmeti?

Arben Taravari: Është një iniciativë e cila si fillim më pëlqen sepse ka emrin e partisë tonë në thelb, dhe unë në ideologjinë time jam një aleat. Besoj se punët bëhen më mirë kur bëhen në grup. Këtë iniciativë nuk e kemi analizuar dhe shqyrtuar brenda anëtarësisë dhe organeve partiake. Për sa i përket realizimit të saj natyrisht do të mvaret prej shumë rrethanave dhe zhvillimeve në vendin tonë.

TOP-NEWS: Ajo që po flitet në opinion është se në zgjedhjet e ardhshme qofshin të rregullta apo të parakohshme, do të ketë një koalicion parazgjedhor mes ASH-BDI-LSDM. Sa kjo është e mundur dhe e vërtet?

Arben Taravari: Me gjithë respektin për pyetjen tuaj jam i detyruar t’ju le pa përgjigje. Mentaliteti i partisë tonë nuk është i tillë që të mendojë se më kë do të vij në pushtet. Ne mendojmë dhe punojmë përditë se si ta bëjmë më të mirë këtë vend. Çdo parti që ndan parimet dhe vizionin tonë për këtë punë është dhe do të jetë gjithnjë e mirëseardhur për bashkëpunim.

TOP-NEWS: Aleanca për Shqiptarët dhe ju si kryetarë, keni promovuar prurjet e reja në këtë parti, tani kohëve të fundit sikur e keni targetuar strukturën e Lëvizjes Besa. ASH-ja po forcohet në teren apo po ka frikë nga dobësimi?

Arben Taravari: Jam i gëzuar të tregoj se çdo ditë ka prurje të reja në partinë tonë, aq sa ndonjëherë të duket se ke të bësh me një lëvizje dhe jo me një parti. Ne nuk targetojmë ndonjë parti në veçanti, kjo nuk është një gjueti shtrigash. Gjërat janë shumë më të thjeshta se kaq dhe sidomos shumë të pastra. Ne jemi një parti që i ka pasur dhe do i ketë dyert gjithnjë hapur për këdo që do ta shohë këtë vend më mirë! Të ndërrosh parti për parime nuk është tradhti, të aderosh në partinë që beson është shenjë respekti për veten dhe për shoqërinë.

Cili është qëndrimi I ASH-së, sa I përket ‘Open Balkan’ dhe Procesit të Berlinit?

Arben Taravari: Open Balkan është një proces delikat i cili kërkon maturi dhe durim, dy të dhëna të cilat janë të vështira për t’u gjetur në gadishullin tonë homerik. Kur të sheshohen disa raporte të komplikuara midis Kosovës dhe Serbisë, do të jetë më e përshtatshme të flasësh për iniciativa të tilla. Procesi i Berlinit është një nismë gjermane dhe unë kam një respekt të veçantë për shtetin gjerman, respekt që lidhet me disiplinën dhe racionalitetin e tyre. Integrimi që Ballkani kërkon me ngulm në Evropë duhet të kalojë sigurisht në hapa të tillë si është Procesi i Berlinit, dhe pavarësisht se për momentin duket e pamundur kjo gjë, e theksoj për shkak të sjelljes së padrejtë që Serbia ka ndaj Kosovës, nga ana tjetër jam i sigurtë që Gjermania di shumë mirë se kur duhet ta hedhë hapin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mickoski vmro platforma

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

osmani

A do të dalë Maqedonia e Veriut nga “Ballkani i Hapur”? Osmani: Do ta informojë Qeverinë për sulmin në Banjskë, Qeveria do të vendosë

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

afrim gashi

Gashi premton 500 milionë euro për infrastrukturën e Likovës

fisnik bekteshi

Ndërroi jetë Fisnik Bekteshi, gazetari dhe drejtuesi i radios së njohur strugane “Radio Rrapi”

Ali Ahmeti fronti

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

policia-714x420

Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

klasa

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

republika serpska

Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

INFO

NA NDIQ