“Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe”’, tha Arben Tarvari në Emision CLICK në Tv21.
AI tha gjithashtu se gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të jenë gjuha maqedonase, dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe.
Taravari kërkoi 1 vit për ndryshimet kushtetuese, edhe pse në fillim të formimit të qeverisë së re mes VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN pati deklaruar se për 6 muaj do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Mes tjerash, Taravari theksoi se koalicioni VLEN do të inicioj që sa më shpejtë të bëhen ndryshimet kushtetuese.