Taravari realizoi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Picture of designer@fetishimedia.ch

10/01/2023

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka realizuar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në zyrën e këtij të fundit. Takimi erdhi në kuadër të programit të vizitave në Prishtinë të kreut të ASH-së.

“Diskutuam përpjekjet destabilizuese të Serbisë në veriun e Kosovës të cilat i kemi ndjekur me shqetësim dhe i kemi dënuar zëshëm në vazhdimësi. Urova Kryeministrin Kurti për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Si subjekt politik, do të mbështesim çdo përpjekje të Kosovës për të forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Gjithashtu përgëzova Kryeministrin Kurti për nismat e tij për reforma në drejtësi, përfshirë vetingu, duke uruar që këto nisma të rrumbullakësohen”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Në takim, Taravari ka qenë i shoqëruar edhe nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, ndërsa më herët takim ka realizuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.(INA)

https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/posts/710433500447012

TË FUNDIT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës ne LaLiga

Një supergol dhe një asist, adoleshenti Yamal shpall kampion të Spanjës Barcelonën pas fitores në derbi

Makina përplaset me tifozët pak para ndeshjes Espanyol-Barcelona, 13 të plagosur

Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë!

“Çmenden” çmimet e biletave për ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë! Ja sa shkon!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË