Taravari: Rehabilitimi i fëmijëve do të jetë i gjatë, do të japim maksimumin nga vetja që pasojat të jenë më të vogla

Picture of INA
INA

20/03/2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, theksoi se rehabilitimi i fëmijëve të pësuar nga zjarri në diskotekën e Koçanit do të jetë një proces i gjatë dhe se do të bëjnë të pamundurën për të minimizuar pasojat.

“Rehabilitimi i tyre nuk do të zgjasë me javë, por përgjithësisht do të zgjasë me muaj. Shpresoj të japim maksimumin, por ky do të jetë një proces i gjatë ku duhet të jemi të qetë dhe të marrim vendime të mira, sepse në përgjithësi flasim për fëmijët. Pra, shumica e njerëzve janë 15, 16, 20, 22, 23, 25 vjeç, për të cilët pamja do të thotë shumë. Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Qeveri do të bëjmë maksimumin që pasojat të minimizohen, së paku të atyre që mbijetuan të kthehen në vend dhe të mund të jetojnë normalisht”, tha Taravari në intervistën e sontme për TV21.

Ati theksoi se pacientët me gjendjen më të rëndë ishin ata që u dërguan në orët e para në vendet fqinje.

“Ofertat që bëheshin për kurim jashtë vendit ishin normalisht nga vendet fqinje. Çuam diçka në Greqi, diçka në Sofje dhe disa pacientë në Serbi. Dhe ato hapësira na u liruan, kështu që pacientët nga Koçani i morëm në Shtip dhe të nesërmen, të hënën, rreth 37 pacientë u dërguan jashtë vendit”, tha Taravari.

Taravari, ka deklaruar se të gjithë 173 pacientë që trajtohen brenda dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile. 10 pacientë në Maqedoni janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ministri shtoi se shpreson që të mos shfaqen komplikime gjatë ditëve në vazhdim pasi çdo herë ekziston mundësia për shfaqjen e tyre.

“Shumica e tyre janë duke u përmirësuar. Nga gjithsej 20 pacientë që ishin në gjendje kritike, sot konstatojmë se 10 janë në gjendje më të rëndë, por prap jashtë rrezikut për jetën”, tha ministri i Shëndetësisë, Taravari.

Ministri Taravari, në intervistë për TV21 ka folur për vdekjen e 32-vjeçarit Vedat Ademi nga Kumanova.

“Janë disa parregullsi që janë konstatuar nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) , për të cilat drejtori është dashur të ketë kujdes dhe që kjo të mos ndodhë, të mos ndodhin ngjarje të tilla”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke shtuar se drejtori i spitalit është shkarkuar pasi ISHSSH ka konstatuar një sërë parregullsish në spital.

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË