Taravari sot te Rama, nisin ethet e LEN-it dhe BDI-së

INA
INA

18/01/2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot zyratrisht do të takohet kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Siç mëson portali TS, Rama do të diskutojë me kreun e ASh-së në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit dhe rreshtimin e ASH-së në drejtim të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër sot Ministri për Evropë dhe Politikë të Jashtme i Shqipërisë Igli Hasani u shpreh se Shqipëria do të mbështes ata parti politike që kanë synim Bashkimin Evropian.

Nuk dihet nëse pas takimit mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kreut të ASH-së, Arben Taravari do të jetë edhe dita e fundit ku ASH do të vendos përfundimisht se me kë do të koalicionojë para zgjedhjeve të 8 Majit.

Vlen të theksohet se shumica e kryesisë dhe kuvendit të ASH-së janë për një bashkëpunim të madh me BDI-në, deputetët e ASH-së janë pro bashkëpunimit me BDI-në, por ende nuk dihet se çka do të vendos Arben Taravari do të vazhdojë rrugën e tij të vetme duke iu bashkuar opozitës shqiptare apo do të rreshtohet me Ziadin Selën për Frontin Evropian./TS/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

fejzi hajdari

Hajdari: Kandidatët shqiptarë garë për nënshkrime, kandidatët maqedonas për president

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

Arben Taravari Bujar Osmani

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

INFO

NA NDIQ