Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

ina-online
ina-online

01/12/2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka folur për zhvillimet aktuale politike dhe veprimet e partisë së tij.

“Shikoni fundamenti i ASH-së është kundër BDI-së për ta bërë ndryshimin tek shqiptarët. Tjerat parti janë derivate të BDI-së, të jeni të bindur. Në kuadër të proceseve të rëndësishme për vendin, jashtë interesave partiake, është dashur që të jemi në një Qeveri ku është edhe BDI. Në 2017 ne ishim të parët që vlerësuam se regjimi duhet të ikë dhe ishim aty me LSDM duke i thënë se jemi aty me tre deputetë. Edhe atëherë na kritikuan në mënyrë jonormale, por ne kishim qëllim dhe nuk arritëm qëllimin e plotë për të ndryshuar tërë regjimin i përbërë nga dy komponente VMRO-DPMNE dhe BDI. Skishte opsione tjera dhe në fund politika është matematikë, hym në Qeveri dhe zgjati 100 ditë, por në zgjedhjet lokale u larguam nga Qeveria”, theksoi Taravari, përcjell INA.

Sipas tij, edhe tani kanë qenë në një situatë që nga qendra të rëndësishme botërore u kërkua që 2023 të mos jetë vit i zgjedhjeve dhe të ketë vit të stabilitetit politik institucional.

“Ne dijmë se sërish jemi të rrezikuar, por kjo është kërkuar për çështje të rëndësishme siç janë ndryshimet kushtetuese. Ne i kuptojmë këto reagime se BDI sa më parë duhet të shkojë në opozitë, kjo është mirë për të mirën edhe të shoqërisë, shtetit dhe të kësaj partie. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ne do të presim shanset e fundit për të ndodhur këto ndryshime, edhe pse shohim se shanset janë minimale. Organet partiake në fund duhet të vendosin për veprimin e radhës, por tani për tani nuk duam të jemi faktor destabilizues në këtë periudhë kur edhe po hyjmë në fazë parazgjedhore. Deri në momentin e fundit do të jemi aty për të bërë përpjekjet për ndryshimet kushtetuese”, nënvizoi kreu i ASH-së.

Sipas tij, deri në fund të dhjetorit, kuvendi i ASH-së do të ulet dhe do të bisedoj se si do të veproj, a do vazhdoj në Qeveri apo në opozitë, a do të shkojmë vetë në zgjedhje, në koalicion të zgjeruar apo edhe në bllokun opozitar.
“ASH dallon nga tjerat, sepse ka divergjenca në mendime dhe vlerësime dhe ka unitetin e saj. Është një moment historik se si do të veprojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se po humbasim, por nuk duam të shpëtojmë BDI, por është një moment i rëndësishëm për vendin.
Ne vazhdimisht kemi bërë betejë për të larguar BDI-në, vitin e kaluar bëmë një përpjekje të tillë, por e dini pikërisht këta deputetë që sot po thirren si opozitë shpëtuan BDI-në. Më pas Alternativa hyri në Qeveri. Në momentin kur filloi të ketë krizë dhe u kërkua nga ne që të kemi stabilitet për shkak të procesit eurointegrues, dhe bile ne rrezikuam në procesin politik. Ti japim shansin mos të ketë zgjedhje për shkak të fillimit të bisedimeve me BE. Por, ju them se ASH në qeverisjen e ardhshme do të jetë faktor determinues dhe qeverisja e ardhshme do të varet pikërisht nga ASH”, nënvizoi Taravari.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

INFO

NA NDIQ