Taravari takohet me Kovaçevskin, ja çka biseduan

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Shkurt, 2023

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari sot ka pritur në takim kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

“Në takim folëm për gjendjen politike në të cilën gjendet vendi dhe stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

Në këtë drejtim, qendrimi ynë i përbashkët ishte se Qeveria duhet të ndërtojë një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiare të komunave, si dhe investime dhe projekte te perbashkëta kapitale për Gostivarin në të ardhmen.

Së bashku me kryministrin, morëm pjesë në dhurimin e çelësave për 45 banesa sociale për po aq familje me rrezik social nga Gostivari. Së shpejti do të dhurohen edhe 25 banesa të tjera për kategori të ndryshme sociale.

Me këtë rast theksova se të gjitha projektet që realizohen janë të rëndësishme për qytetarët tanë, por projektet për kategoritë sociale janë më të veçanta për mua dhe gjithmonë e them që sado të bëjmë për këta njerëz, përsëri është pak.

Urime familjeve, t’i gëzojnë banesat e tyre vetëm për gëzime e momente të mira!”, ka shkruar Taravari. INA

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

auto_memet-kamber-1130x6351685795598

Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

LSDM-SDSM-600x360-1

LSDM: Mickoski para vendimit, BE ose blloku anti-Evropian!

Porti Selanik

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

INFO

NA NDIQ