Kryetari Arben Taravari dhe anëtarët e kryesisë së ngushtë, kanë takuar sot kryetarët e degëve të Aleancës për Shqiptarët nga të gjitha zonat e vendit.
“Në takim është biseduar për organizimin e brendshëm, anëtarësimet e reja, aktivitetet në terren, ristrukturimin lokal dhe sfidat e reja që e presin partinë periudhën në vijim. Kryetarët e degëve të ASh-së, janë njoftuar edhe rreth zhvillimeve politike, ndërsa kanë shprehur edhe sugjerimet, propozimet dhe kanë referuar për aktivitetet në degët përkatëse”, thuhet në njoftim. (INA)
https://www.facebook.com/aleancashqiptarett/posts/730461321779436