Taravari: “Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kritikuar drejtësinë selektive ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët kanë një proverb që thotë:
“Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”…e duke parë sjelljen e pushtetit me rastin e Abdylfeta Halimit, të Almirit apo atë të Monstrës duket se ky proverb i përshtatet kaq mirë kësaj qeverie që tregon qartë se paska mbetur ujk grabitqar e i padrejtë!”, është shprehur ai. (INA)