Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Blerand Ramadani, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Në këtë ngjarje festive u nënvizua edhe njëherë roli jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në konsolidimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Vlerat që përfaqëson SHBA – demokracia, liria dhe barazia – janë për ne udhërrëfyes të pandryshueshëm në ndërtimin e një shteti funksional dhe një shoqërie të drejtë. Aleanca për Shqiptarët shpreh mirënjohje të veçantë për ambasadoren znj. Angela Aggeler dhe të gjithë stafin e Ambasadës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin proceseve demokratike në vendin tonë. Aleanca për Shqiptarët, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe institucionet e SHBA-së, mikut më të madh dhe aleatit më të qëndrueshëm të shqiptarëve në rajon dhe në botë. Gëzuar 4 Korrikun – Rroftë miqësia shqiptaro-amerikane!
Aleanca për Shqiptarët