Taravari viziton shkollën “Bashkimi”, Ëmbla kthehet në mesin e shokëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2022

Kryetari i komunës së Gostivarit, paѕ shqetësimit të opinionit publik në lidhje me nxënësen me sindromën Down, Ëmbla Ademi, vizitoi të enjten shkollën fillore “Bashkimi” ku ajo ndjek mësimet.

“Erdha që për së afërmi të njoftohem me problemin, pasi dje lexova nëpër rrjetet sociale shqetësimin që e shpreh një pjesë e mirë e popullatës dhe mendoj se çdo e keqe ka një të mirë dhe këtu mendoj se shkoi mirë që popullata u ndërgjegjësua në këtë drejtim. Si administratë komunale mendoj se këto 4-5 vite kemi punuar me përkushtim ndaj këtyre fëmijëve dhe mendoj se dallojmë shumë prej komunave të tjera edhe në drejtim të ndërtimit të objektit për fëmijët me nevoja të veçanta dhe qendra për autizëm”, theksoi Taravari.

Ai shtoi se përgjegjësja e arsimit, znj. Aslian Snopçe është kujdesur shumë për këta fëmijë dhe se është i habitur nga momenti që diçka nuk është në rregull.

“Prandaj sot erdha t’i dëgjoj të gjithë dhe këtu me sa e shoh problemi ka nisur në dhjetor kur ka pasur një peticion nga prindërit të cilët fëmijët i kanë në të njëjtën klasë me Ëmblën. Edhe pse nuk e kemi obligim, ne si Komunë kemi siguruar asistente personale për Ëmblën dhe sipas mikut tim Ilirit, si prind, ata janë shumë të kënaqur”, nënvizoi kryetari Taravari dhe shtoi se Komuna ka angazhuar edhe defektologe e cila në periudha kur paraqitet ndonjë shqetësim, punon me Ëmblën.

Ilir Ademi, prind i Ëmblës, shprehet i kënaqur me vendimin dhe uron që rasti i vajzës së tij të jetë i fundit në shoqërinë tonë. “E përshëndes kryetarin që ishte i angazhuar për rastin dhe e falënderoj që u angazhua që të zgjidhet ky problem, shpresoj se do të zgjidhet dhe ky rast të jetë i fundit me këta fëmijë dhe jo vetëm për vajzën time, por për të gjithë”, u shpreh Ademi. Takimi u mbajt në hapësirën që ka krijuar shkolla enkas për Ëmblën e cila disa orë mësimore i vijon e vetme me asistenten e saj.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Bullgaria dhe Greqia nuk janë mbështetësit kryesorë të integrimit të Maqedonisë në BE

policia-714x420

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

donaldtrump

Gjykata e Lartë vendos pro Trampit, ish-presidenti: Fitore e madhe për Amerikën

okb

Shefi i OKB-së: Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria dhe dehidratimi në Gaza, gjendja është e frikshme

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

bislimi-petkovic-lajcak

Lajçak sot në Prishtinë, takon Bislimin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

INFO

NA NDIQ