Taravari: Zgjedhje të parakohshme nëse ASH-ja nuk bëhet pjesë e Qeverisë

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/01/2023

Nëse Aleanca për Shqiptarët nuk bëhet pjesë e Qeverisë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kështu kreu i ASH-së, Arben Taravari e arsyetoi mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e shumicës. Në emisionin Clik Plus në TV21, Taravari tha se të gjitha rekomandimet nga ndërkombëtarët janë që prioritet duhet t’i kushtohet ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se kontakte me të gjitha subjektet, por nuk ka ofertë konkrete.

“Nëse ASH nuk kyçet në Qeveri probabiliteti është i madh që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme. Faktorët relevantë politik na preferojnë që të mos shkohet në zgjedhje, prandaj edhe neve jemi duke analizuar këtë në thelb brenda strukturave partiake. Ka gjasa realisht që ASH edhe të bëhet pjesë e Qeverisë, e them për të mirën e qytetarëve”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmti i pyetur nëse partia e tij është e gatshme të heq dorë nga ndonjë resor për t’i bërë vend ASH-së në Qeveri tha se në këtë moment bisedimet nuk janë në atë stad.

“Tani nuk kemi ardhur tek ky moment. Të shohim se si do të zhvillohen bisedimet dhe cili do të jetë epilogu. Tani bisedohet për çështje tjera”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Në rrethana jo zyrtare mësohet se Aleanca pretendon Shëndetësinë dhe Drejtësinë, por kërkon edhe një resor shtesë e që preferencat mësohet të jenë mes Arsimit dhe Ekologjisë. Për eshalonët tjera, akoma nuk është biseduar. /Alsat

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË