Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar për zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës.
“Censurë ndaj shqiptarëve!
Jam i indinjuar që dy profesionistë dhe artistë shqiptarë si Gani Veseli dhe Jetmir Ismaili, janë ndaluar nga policia serbe në Bujanoc sepse thjesht kanë qenë duke bërë punën e tyre si është arti dhe transmetimi i tij tek publiku…
As në totalitarizëm nuk mund të ndodhin ngjarje të tilla e jo më në kohëra në të cilat Ballkani po kërkon demokracinë gjithnjë e më shumë!”, ka shkruar Taravari.(INA)